Egjipti po e heton çiftin që u ngjitën të zhveshur në piramidë e Keopsit
Fotografia lakuriq e një çifti në krye të piramidës së Keopsit nxiti një reagim të madh në Egjipt.
Fun
Një foto lakuriq e një çifti mbi piramidën me famë botërore, atë të Gizës, ka nxitur zemërim të madh në Egjipt, transmeton lajmi.net.
Në foto, e cila ka qarkulluar në internet për disa ditë, një çift i zhveshur mund të shihet në majen e piramidës botërore prej 140 metrash.
Ju mund të shihni se si çifti danez ngjitet në piramidën në periferi të metropolit të Kajros në Afrikën e Veriut në mes të natës. Në mediat sociale në vendin musliman-konservator, ka pasur një numër komentesh të indinjuara.
Hetimi vijon
Nëse e çifti është ende në Egjipt, është e paqartë. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Antikiteteve, Mustafa al-Wasiri, gjithashtu i tha gazetës “Al-Ahram” se ishte duke u hetuar nëse video ishte vërtetë ose e manipuluar. /Lajmi.net/