Egjipti konfirmon lajmin e madh për Salah

"Mund të garantoj 100% që Salah do të jetë gati për ndeshjen e parë", konfirmoi përzgjedhësi i Egjiptit, Hector Cuper.

Sport

14/06/2018 15:05

Mohamed Salah do të jetë gati për ndeshjen e parë të Kupës së Botës.

Sipas raportimeve të fundit nga Rusia, Salah është riaftësuar 100%, përcjellë “Lajmi.net”.

Egjiptiani ka lënë pas problemin me krah, të cilin ia lëndoi Sergio Ramos në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Mund të garantoj 100% që Salah do të jetë gati për ndeshjen e parë”, konfirmoi përzgjedhësi i Egjiptit, Hector Cuper. /Lajmi.net/