Egjipti inauguron Kanalin e Suezit; 10 mijë forca policore mbajnë sigurinë (Foto)
Egjipti po inauguron kanalin e Suezit nën masa të rrepta të sigurisë. Kanali në një pjesë të tij është bashkuar me atë ekzistues që lidh Detin e Kuq me Mesdheun.

Bota
Puna ka zgjatur rreth një vit, në 37 kilometra zgjerim dhe 35 gërmime.
Ky kanal do të ketë rëndësi të madhe jo vetëm për Egjiptin, por për të gjithë transportin botëror, ndërsa vendasit shpresojnë në përmirësimin e ekonomisë së tyre.
Kanali i Suezit do të dyfishojë transportin e anijeve, kurse këmbimi i mallrave do të jetë nga 5,3 miliardë dollarë sot në 13,2 miliardë në vitin 2023. Ceremonia po mbahet nën masa të rrepta siguri, ku në terren janë angazhuar 10 mijë forca policore.
Personeli i sigurisë, i koordinuar me forcat ushtarake kanë blinduar objektet dhe ndërtesat përreth, përfshirë stacionet e policisë etj.
Delegacionet dhe kryetarë shtetesh nga e gjithë marrin pjesë në ceremoni, e cila drejtohet nga presidenti egjiptian Abdel Fatah El-Sisi. (lajmi.net)