Egjipti hap dy piramida antike, publikohen gjetjet e reja
Egjipti hapi të shtunën dy piramida antike në jug të kryeqytetit të Kajros dhe zbuloi një koleksion të sarkofagëve të sapo gjetur, disa prej të cilave përmbajnë mumiet e ruajtura mirë.
Fun
Ai tha gjithashtu se një ekip arkeologësh kishte zbuluar sarkofagë dhe mbetjet e një muri të lashtë që datojnë në Mbretërinë e Mesme rreth 4.000 vjet më parë.
Gjetjet u bënë gjatë punës së gërmimit në nekropolin mbretëror të Dahshurit në bregun perëndimor të lumit Nil, një zonë e cila është shtëpia e disa prej piramidave më të vjetra të Egjiptit.
Muri i lashtë shtrihet rreth 60 metra dhe ndodhet në jug të piramidës së faraonit të dinastisë së 12-të, Mbretit Amenemhat II, gjithashtu në Dahshur.
Gjetjet përfshinin gjithashtu maska funerale, si dhe mjete që datojnë që nga periudha e vonë – që zgjati pothuajse deri në pushtimin e Egjiptit nga Aleksandri iMadh në në vitin 332 pes.
Egjipti në vitet e fundit ka kërkuar të nxisë zbulimet arkeologjike në të gjithë vendin në një orvatje për të ringjallur turizmin, i cili mori një goditje nga trazirat që pasuan kryengritjen e vitit 2011. /tch