Egjipt – Uruguaj, goli i fitores në minutat e fundit

Jose Gimenez realizoi me kokë duke thyer rezistencën e Egjiptit për fitoren e Uruguajit me rezultat 1:0.

Sport

15/06/2018 15:52

Uruguaji ka shënuar fitore të vështirë por shumë të rëndësishme ndaj Egjiptit duke e mposhtur me rezultat 1:0.

Në një duel mjaft më të vështirë se që pritej për Luis Suarezin me shokë, goli i fitores erdhi në minutat e fundit të kohës së rregullt.

Jose Gimenez realizoi me kokë duke thyer rezistencën e Egjiptit që vuajti në sulm në mungesë të Mohamed Salah, përcjell “lajmi.net”.

Uruguaji i bashkohet Rusisë në krye të Grupit A me nga 3 pikë pas ndeshjeve të para. /Lajmi.net/ 

https://www.dailymotion.com/video/x6lyblo