Efektet e tymit të dorës së dytë tek kafshët shtëpiake
Shumica e njerëzve janë të mirë informuar mbi rreziqet e duhanpirjes.
Fun
Njerëzit kuptojnë ndikimin që duhani ka në shëndetin e tyre dhe të atyre që kanë pranë të cilët thithin tymin e dorës së dytë.
Por a e dinë ata që tymi i dorës së dytë mund të ndikojë në mënyrë të ngjashme dhe tek kafshët shtëpiake si macet, qentë dhe zogjtë?
Kafshët shtëpiake gjithashtu mund të vuajnë pasojat negative të duhanit thjesht duke thithur ajrin që qarkullon rreth të zotit të tyre.
Tymi i duhanit përmban më shumë se 7,000 kimikate, shumë prej të cilave janë toksike ose shkaktojnë kancer. Thjesht frymëmarrja në afërsi të një duhanpirësi aktiv rrit ekspozimin ndaj këtyre përbërjeve të rrezikshme.
Të kuptuarit se tymi i dorës së dytë ndikon në shëndetin e njeriut është i rëndësishëm, por të zotët e ndërgjegjshëm të kafshëve shtëpiake duhet të dinë se tymi i dorës së dytë ndikon edhe tek ata.
Tek njerëzit, tymi i dorës së dytë është shoqëruar me probleme të frymëmarrjes duke filluar nga kollitja dhe teshtitja, te astma dhe gulçimi. Infeksionet e frymëmarrjes si bronkiti dhe pneumonia janë gjithashtu më të përhapura tek njerëzit që thithin toksinat e duhanit.
Sidoqoftë, tymi i dorës së dytë nuk është i rrezikshëm vetëm për njerëzit, por gjithashtu i rrezikshëm për kafshët shtëpiake. Jetesa me një duhanpirës i vë qentë, macet dhe veçanërisht zogj në rrezik më të madh nga shumë probleme shëndetësore.
Qentë e ekspozuar ndaj tymit të dorës së dytë kanë më shumë infeksione në sy, alergji dhe probleme të frymëmarrjes.
Një studim në Universitetin Shtetëror të Kolorados tregoi se qentë që jetojnë në ambiente ku pihet duhan janë më të prirur të zhvillojnë kancerin e hundës. Gjatësia e hundës së një qeni shoqërohet me llojin e kancerit të shkaktuar nga thithja e tymit të dorës së dytë.
Po macet? Macet që jetojnë në një mjedis me tym duhani rrezikojnë më shumë nga zhvillimi i kancerit të mushkërive, gjë që lidhet me faktin se macet kanë hundë të shkurtër.
Pa lidhje me gjatësinë e hundës, felinat që thithin tym të dorës së dytë gjithashtu kanë një incidencë më të lartë të limfomës. Macet e ekspozuara ndaj tymit kanë rreth 2 herë më shumë mundësi për të zhvilluar limfoma, një kancer i nyjeve limfatike që mbart një prognozë të dobët për mbijetesë.
Kjo normë rritet me kohën që jeton një mace në një familje të duhanpirësish, transmeton living.al. Gjthashtu macet që pastrohen shpesh zhvillojnë me tepër tumore në gojë nga lëpirja e grimcave toksike që grumbullohen në gëzofin e tyre.
Kafshët shtëpiake shpesh na motivojnë të përmirësojmë shëndetin tonë. Ndërpresim darkën për të mbushur tasin e tyre të ushqimit kur janë të uritur.
Heqim dorë nga emisioni ynë i preferuar televiziv për t’i shëtitur kur kanë nevojë për një pushim. Ndoshta ka ardhur koha të heqim dorë dhe nga tymi i cigareve, për të krijuar një bashkjetesë më të shëndetshme për miqtë tanë me katër putra.
Ajo cfarë kafshët tuaja do të donin për ju do të ishte të linit cigaren njëherë e përgjithmonë.
Por nësë zgjidhni të konsumoni duhan, mund të përdorni produktet e duhanit me risk të reduktuar, të cilat duke shmangur djegien, shmangin tymin dhe toksinat që çlirohen me të. Produktet e duhanit me ngrohje janë alternativa më të mira se cigaret.