Edvin Kuç nis stërvitjet me Malin e Zi, po mbush “bateritë” kundër Serbisë

Mesfushori i Ballkanit, Edvin Kuç ka nisur stërvitjeve me Përfaqësuesen e Malit të Zi. Kuç ka publikuar pamje nga seanca stërvitore me shtetin fqinj para dy ndeshjeve në muajin tetor, shkruan lajmi.net. 29-vjeçari u ftua për herë të parë nga Mali i Zi në grumbullim, falë edhe paraqitjeve mbresëlënëse me kampionin e Kosovës. Mali i…

Sport

10/10/2023 23:30

Mesfushori i Ballkanit, Edvin Kuç ka nisur stërvitjeve me Përfaqësuesen e Malit të Zi.

Kuç ka publikuar pamje nga seanca stërvitore me shtetin fqinj para dy ndeshjeve në muajin tetor, shkruan lajmi.net.

29-vjeçari u ftua për herë të parë nga Mali i Zi në grumbullim, falë edhe paraqitjeve mbresëlënëse me kampionin e Kosovës.

Mali i Zi do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Libanin, ndërsa do të luajë edhe kundër Serbisë në Beograd në kualifikime për Kampionatin Evropian 2024.

Kuç është pjesë e Ballkanit nga viti 2019 kur u transferua nga Rudar Pljevlja.

Më parë karrierë ka bërë edhe te Decici i Tuzit e Mladosti, klube në Malin e Zi./Lajmi.net/

Lajme të fundit