Edin Dzeko nuk vazhdon me Interin, Fenerbahce dhe skuadrat arabe nisin bisedimet me sulmuesin boshnjak
Sulmuesi i Kombëtares së Bosnja-Hercegovina, Edin Dzeko duket se nuk do të vazhdoj më kontratën me ekipin nga Serie A, Inter. Mediat e huaja raportojnë se sulmuesi 37-vjeçar është duke kërkuar një aventurë të re dhe Arabia Saudite apo Superliga e Turqisë janë opsioni i tij momental, shkruan Lajmi.net Madje, Fenerbahce është në “pole position”…
Sport
Sulmuesi i Kombëtares së Bosnja-Hercegovina, Edin Dzeko duket se nuk do të vazhdoj më kontratën me ekipin nga Serie A, Inter.
Mediat e huaja raportojnë se sulmuesi 37-vjeçar është duke kërkuar një aventurë të re dhe Arabia Saudite apo Superliga e Turqisë janë opsioni i tij momental, shkruan Lajmi.net
Madje, Fenerbahce është në “pole position” për të nënshkruar me futbollistin boshnjak si “lojtar i lirë”, pasi kontratë me italianët skadon në fund të këtij muaji (30 qershor).
Dzeko këtë sezon me Interin në të gjitha garat zhvilloi 52 ndeshje (jo të gjitha si startues), shënoi 14 gola dhe bëri pesë asiste.
Vlera e tij momentale në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në katër milionë euro, por klubet që e duan lojtarin mund ta marrin atë “free”./Lajmi.net/
Edin Dzeko could leave Inter as a free agent in the next days. No concrete or advanced talks over new contract at this stage. ??? #transfers
Fenerbahçe and Saudi clubs are keen on signin Dzeko on free transfer. pic.twitter.com/iAjFYQRbxk
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 13, 2023