Edicioni special i BMW M6
BMW vjen me një tjetër botim të veçantë për të shënuar 100 vjetorin e kësaj marke botërore, këtë herë kjo është një BMW M6 Coupe Japan.

Auto & Tek
Ky është modeli i gjashtë deri më tani që feston 100 vjetorin, ky botim do të prodhoj vetëm 13 makina me një ngjyrë të quajtur “Austin YelloW”, njofton Lajmi.net
Vlen të cekët se kjo makinë do të prodhohet për tregun në Japoni, është e çuditshme se të gjitha makinat do të kenë timon majtas.
Të gjitha 13 makinat të planifikuara për prodhim do të marrin thekse të shumta të trupit me fibër karboni dhe do të kenë logon e vendosur M6.
Çfarë me të vërtetë e bën këtë M6 Coupe të veçantë, makina ka një motor 4.4 litërsh V8 biturbo i cili prodhon 600 kuaj fuqi (441 kW), ndërsa ka një transmetues prej 7 shpejtësive automatike.
Performanca e BMW M6 është mbresëlënëse ku nga 0 deri në 100 km/h arrin për më pak se 3.9 sekonda dhe shpejtësinë maksimale e arrin në 305 km/h (189 mph), transmeton Lajmi.net
BMW Japonia ka vendosur një çmim për festimin e 100 vjetorit, BMW M6 do të kushtoj hiq më pak se 189.430 €uro.
/Lajmi.net