Edi Rama uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Edhe 100 komandant
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar ditëlindjen e ish-presidentit Hashim Thaçi. Thaçi sot shënon ditëlindjen e 57. “Edhe 100 komandant”, ka shkruar Rama në Facebook, të enjten. Thaçi po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale që nga viti 2020.
