Edi Rama takohet me Lirim Zendelin: Fiksojeni mirë këtë emër, do të ngjitet në podiumin e Formula 1 me flamurin e Shqipërisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme me pilotin e Formula 3, Lirim Zendeli.
Sport
Zendeli, që ka lindur në Gjermani, ka origjinë shqiptare dhe është një nga pilotët më me prespektivë në sportin plotë adrenalinë.
20-vjeçari aktualisht garon në Formula 3, por me talentin që posedon shumë shpejt mund ta shohim në mesin e më të mirëve.
Rama ndërkohë e ka lavdëruar tejmase Zendelin në takimin e zhvilluar sot, duke thënë se ai do të jetë nën flamurin e Shqipërisë gjatë viteve të ardhshme dhe do të shkëlqejë në Formula 1.
Statusi i plotë i Ramës pa ndërhyrje:
”Fiksojeni mirë këtë të voglin këtu dhe mbajeni mend, sepse një ditë do ta shihni mbështjellë me flamurin e Shqipërisë në podiumin e fituesve të Formulës 1
Ky është Lirim Zendeli, shqipe nga Maqedonia e Veriut, lindur në Gjermani, fitues në Formula 4 e në Formula 3 dhe sezonin e ardhshëm garues në Formula 2
Më vizitoi sot për të biseduar me mua për planet e të ardhmes dhe më ka mbushur zemrën plot me kënaqësinë që më dha karakteri i tij mbresëlënës
Forca vëllaçko, Zoti i Shqiptarëve qoftë me ty deri në finish”. /Lajmi.net/