Edhe Thaçi në takim, nuk komenton Bllokun
Përderisa liderët e bllokut janë duke zhvilluar takimin e tyre, të themi vendimtar për ecjen e tyre përpara si bllok, apo të ndarë, në anën tjetër kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, është parë duke pirë kafe në një nga restaurantet e qytetit.
Lajme
Ai, së bashku me Azem Sylën, janë kapur në një fotografi nga gazetari i KosovaPress-it, duke qëndruar në këtë restaurant.
Pasi që kanë përfunduar takimin, Thaçi është ndalë për një deklaratë të shkurtër, por i cili nuk ka dashur të komentoj shumë.
Kur është pyetur për zhvillimet e fundit që po ndodhin brenda bllokut, kryeministri në detyrë ka thënë që mos të jetë punë e tij.
“Janë çështje të tyre”, ka thënë shkurt kryeministri në detyrë Thaçi.