Edhe shtatë të tjerë vdesin si pasojë e cigareve elektronike
Shtatë pacientë me sëmundje të mushkërive të lidhura me cigare elektronike vdiqën menjëherë pasi u larguan nga spitalet.
Lifestyle
Ndërkaq, 31 të tjerë duhej të ripranoheshin vetëm disa ditë pasi u liruan, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), transmeton lajmi.net.
Zëvendësdrejtori kryesor i CDC, Dr Anne Schuchat e quajti këtë një lidhje me fenomenin e ri.
Zyrtarët amerikanë janë gjithashtu më ‘të sigurt’ se kurrë që vitamina E acetat, një agjent hollues i përdorur në shumë produkte të avullimit të THC, është shkaku ’i shumicës së rasteve’ të gjendjes që ata e quajnë EVALI, përkatësisht Dr. Schuchat.
“Kjo është një gjendje klinike serioze që prek të rinjtë në të gjithë vendin dhe është plotësisht e parandalueshme,” tha mjeku.
Vitamina E acetat – që besohet të përdoret si një agjent në produktet e paligjshme të avullit që përmbajnë përbërës të marijuanës – u zbulua në 48 nga 51 mostrat e indeve të mushkërive nga pacientët EVALI. /Lajmi.net/