Edhe profili në rrjetet sociale, kërkesë e formularit të aplikimit për vizë në SHBA

Autoritetet amerikane, në kuadër të rregullores së re të Departamentit amerikan të Shtetit, do të kërkojnë informacione në lidhje llogaritë e rrjeteve sociale, të personave që do të aplikojnë për viza.

Auto & Tek

03/06/2019 11:13

Në kuadër të rregullores së re, në aplikimet për viza, aplikantëve do u kërkohet edhe adresa në rrjetet sociale, korrespondenca pesëvjeçare e e-mailit si edhe numri i telefonit, transmeton lajmi.net.

Në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se “përderisa përkrahim udhëtimin në përputhje me ligjin në SHBA, ne po punojmë për mekanizma të reja për të përmirësuar procesin e rishikimit, me qlëlim të mbrojtes së qytetarëve tanë”.

Aplikantët për viza diplomatike dhe zyrtare do të përjashtohen nga kjo kërkesë.

Megjithatë, kjo do vlejë për personat që duan të shkojnë në SHBA për të punuar ose për të studiuar. /Lajmi.net/