Edhe personat që nuk pinë alkool mund të marrin sëmundje të mëlçisë, shkencëtarët shpjegojnë pse

Shkencëtarët kanë zbuluar se madje edhe personat të cilët nuk pinë alkool, prodhojnë bakterie të njëjta sikur alkooli që bënë të kenë probleme me mëlçi.

Fun

20/09/2019 16:19

Shkencëtarët kanë analizuar mikrobiomet e 43 pacientëve me sëmundje të mëlçisë yndyrore dhe jo alkoolike të quajtur ‘foie gras.’

Ata kanë gjetur se rreth 60% të pacientëve prodhojnë një bakterie të quajtur “Klebsiella” e cila prodhon ose nivel të lartë ose të ulët të alkoolit në mëlçi, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Shkencëtarët u intriguan në këtë bakterie pas një rasti me një 27 vjeçar i cili kishte përjetuar dehje të pashpjegueshme, edhe pse nuk kishte pirë alkool.

Ai kishte insistuar se nuk është person që pinë alkool, dhe në bazë të analizave ka dal se ky person kishte pasur 900 herë më shumë ‘Klebsiella’ sesa çdo person mesatar.

Shkencëtarët ishin të befasuar se sa shumë alkool mund të prodhojë kjo bakterie.

Kur trupi është i ‘mbingarkuar’ dhe nuk mund ta heq tërë alkoolin e prodhuar nga kjo bakterie, atëherë janë gjasat që të zhvilloni sëmundje të mëlçisë yndyrore edhe nëse nuk pini. /Lajmi.net/