Edhe një tjetër futbollist i Juventus rezulton pozitiv me Covid-19

Juventus është në probleme me virusin Covid-19, ku pas Alex Sandros edhe Juan Cuadrado ka rezultuar pozitiv.

Sport

05/01/2021 16:47

Përmes një komunikate për shtyp, Juventus ka njoftuar se “…gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli në fuqi, Juan Cuadrado ka dalë pozitiv me Covid-19. Lojtari tashmë është vendosur në izolim dhe është asimptomatik”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Ndeshje e madhe e pret Andrea Pirlon të mërkurën, ku do të jetë në përballje me liderin e Serie A, AC Milan, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, për këtë ndeshje Juventus do të ketë mungesa të mëdha prej formacionit startues, Sandro dhe Cuadrado./Lajmi.net/