Edhe një risi për Galaxy Note 10, mund të mos iu pëlqejë fare

Galaxy Note 10 nga gjiganti teknologjik 'Samsung' është afër lansimit, me datë debutimi më 7 gusht.

Auto & Tek

20/06/2019 19:25

Ndër versionet e fundit të thashethemeve ka ardhur nga ‘Android Police’, i cili e citon një burim të besueshëm, që thotë se Samsung do i mbajë butonat fizik ekzistues në telefonat e tjerë, transmeton lajmi.net.

Raportet e mëparshme sugjeruan se këta butona fizik mund të zëvendësoheshin me zona të ndjeshme ndaj prezencës së gishtit.

Ndonëse butonat do të qëndrojnë, pjesa e kufjeve duket e destinuar për t’u larguar. Samsung nuk ka dhënë asgjë zyrtare në lidhje me këtë. /Lajmi.net/