Edhe një incident ajror i AirAsia, aterim i detyrueshëm (Foto)
Një avion i AirAsia i cili mbante 153 njerëz në bord është detyruar të ateroj në Filipine dhe t’i evakuojë pasagjerët me “shkallë emergjente rrëshqitëse”.

Bota
Incidenti raportohet të ketë ndodhur shkaku i motit të keq që u shoqërua me një stuhi tropikale.
Për fat askush nga pasagjerët nuk u lëndua, përveç disa të moshuarve që patën probleme me tension të gjakut.
Ky incident vjen vetëm disa orë pasi flota ajrore indoneziane arriti të gjej avionin tjetër të AirAsia, i rrëzuar në detin Java. Aty u gjetën edhe 40 trupa të vdekur, nga 162 persona që ndodheshin në bord. (lajmi.net)