Edhe një boksier ndërron jetë pas duelit të ashpër

Sporti i boksit është kthyer në një sport tragjik, pas ngjarjeve të fundit, ku kanë humbur jetën dy sportistë.

Sport

25/07/2019 23:19

Ditë më parë, ishte rusi Maxim Dadashev ai i cili humbi jetën pas një dueli të ashpër, i cili përfundoi tragjikisht.

Së fundmi, është edhe argjentinasi Hugo Santillan ai që ka humbur jetën, duke kontestuar titullin e kampionit.

Santillan ishte vetëm 23 vjeçar kur humbi jetën, pas dëmtimeve serioze të pësuara nga lufta për titullin e kampionit, përcjell lajmi.net.

Ai kollapsoi në ring në ndeshjen kundër Edoardo Javier Abreu.

Argjentinasi u dërgua menjëherë në spital, por nuk ia doli që të fitonte duelin me dëmtimet e pësuara. /Lajmi.net/