Edhe Motorola po punon në një smartfon të palosshëm, ja skica

Motorola është duke punuar në një smartphone të palosshëm, sipas nënkryetarit të 'Global Product' Dan Dery.

Auto & Tek

28/02/2019 16:53

Konfirmimi i Dery është shenja e parë zyrtare e “rikthimit në jetë” nga Motorola që nga një raport i Wall Street Journal, i cili thoshte se kompania po punon në një telefon të palosshëm që do të vijë me një dizajn që kujton telefonin shumë të dashur Sony Ericsson Razr, transmeton lajmi.net.

Dery nuk ka shkuar aq larg sa të thotë se telefoni i ardhshëm i palosshëm i kompanisë do të jetë një version i ripërtërirë i Motorola Razr, por ai hodhi pak dritë mbi atë që ju duhet të prisni.

Për pajisjen e palosshme, Motorola po bën diçka pak më ndryshe nga ajo që Samsung dhe Huawei po bëjnë me smartfone të tyre të kësaj natyre. Kjo do të thotë se pajisja e palosshme e Motorola nuk do të ketë një ekran në pjesën e jashtme të telefonit.

Sipas Dery, duke pasur një ekran të jashtëm të smartfonit të palosshëm do ta bënte atë më të cënueshëm ndaj gërvishtjeve. /Lajmi.net/