Edhe Monchi largohet nga Roma
Pas Eusebio Di Francescos, edhe drejtori sportiv, Monchi, mund të largohet nga Roma.
Sport
‘Giallorosët’ të enjten në mbrëmje kanë njoftuar se kanë ndarë rrugët me trajnerin Eusebio Di Francesco, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Roma pas një sezoni jo të mirë që po kalon në Serie A, është eliminuar nga Liga e Kampionëve, duke u mundur nga Porto.
Pas trajnerit Di Franceasco, do të jetë Monchi, personi tjetër që mund të lë Romën të premten (sot), me Arsenalin që janë të interesuar për shërbimet e tij.
Nuk dihet se kush do të zë pozitën e Monchin, por Di Francesco do të zëvendësohet nga trajneri italian, Claudio Ranieri./Lajmi.net/