Edhe Milaim Zeka kundër VV-së, thotë se shqiptarët e votojnë Merkelin
Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka me anë të një postimi në facebook e ka krahasur Lëvizjen Vetëvendosje me ish Lëvizjen Popullore të Kosovës.
Lajme
Ai ka thënë sem 99% e elektoratit të VV-së në Gjermani janë raste të rënda sociale dhe nuk kanë nënshtetësi gjermane.
“VV u ba bashke me grupet majtiste, sikurse dikur LPK-ja, edhe ka ba thirreje tek shqiptaret qe te mos e votojne CDU-ne e Merkelit. Ju garantoje qe 99 perqind te elektoratit te VV, perpos qe jane raste te randa sociale, ata nuk kane te drejte votimi, ngase nuk posedojne nenshtetrsi gjermane. Pjesa e integruar e shqiptareve, e voton ate”, ka shkruar Zeka në facebook.
Postimi i plotë:
Pse “ka” me humbe neser Merkeli?!
Nana e Europes, Gjermania, e ka linde, edhe e ka rrite, nje kancelare teper te fuçishme. Pak njereze e din, se po te mos ishte kabineti i saje, kurr nuk do ta krijonim qeverine e Kosoves, ne krye me Ramush Haradinajne. Qendrimi i Behgjet Pacollit ne Berlin, pak dite para formimit te qeverise, nuk ka qene vizite synetije, po pune, per ta pa mbeshtetjen e Berlinit per Ramush Haradinajn.
Mirepo du jane aresyet qe neser do “humbe” Merkeli.
VV u ba bashke me grupet majtiste, sikurse dikur LPK-ja, edhe ka ba thirreje tek shqiptaret qe te mos e votojne CDU-ne e Merkelit. Ju garantoje qe 99 perqind te elektoratit te VV, perpos qe jane raste te randa sociale, ata nuk kane te drejte votimi, ngase nuk posedojne nenshtetrsi gjermane. Pjesa e integruar e shqiptareve, e voton ate.
Aresyeja e dyte, eshte Isa Mustafa. Kane e ka uru ai, edhe Hashim Thaçi, veshtire me pas fat, por kesaj here, mbase urimi do shkoje ne vend.
Une, nuk po e uroje sot Merkelin. Po e la diten e hene.