Edhe Marchisio kundër Allegri? “Situata është shqetësuese”

Massimiliano Allegri duket se ka humbur edhe mbështetjen e Claudio Marchisio. Një nga ikonat e Juventus, Marchisio ka komentuar situatën e fundit të krijuar në klub, ku Juventus është në një krizë rezultatesh. Sipas ish-mesfushorit të ‘Zonjës së Vjetër’, skuadra e Juventus po e pret Kupën e Botës për të marrë vendimin për shkarkimin e…

Sport

19/09/2022 20:03

Massimiliano Allegri duket se ka humbur edhe mbështetjen e Claudio Marchisio.

Një nga ikonat e Juventus, Marchisio ka komentuar situatën e fundit të krijuar në klub, ku Juventus është në një krizë rezultatesh.

Sipas ish-mesfushorit të ‘Zonjës së Vjetër’, skuadra e Juventus po e pret Kupën e Botës për të marrë vendimin për shkarkimin e Allegri.

“Problemi nuk është që Juve po humb, sepse ajo ndodh. Gjithsesi, të humbësh ndaj Monza, me një gjuajtje në portë… Ka shkëputje totale mes lojtarëve, trajnerit dhe klubit”, ka thënë Marchisio, transmeton lajmi.net.

“Me një skuadër të fortë mund të thuash fjalën tënde edhe me 10 lojtarë. Kjo skuadër e Juventusit s’di të luajë dhe kjo është shqetësuese. Shpresoj që  ata nuk po presin një pushim për të shkarkuar trajnerin. Situata është delikate”, shtoi mes tjerash italiani.

Përveç krizës në Serie A, Juventus po përballet me rezultate të dobëta edhe në Champions League. /Lajmi.net/