Edhe Gjilani në protesta për shkarkimin e Jabllanoviqit dhe në mbrojtje të Trepçës

Protestat për shkarkimin e ministrit Aleksandar Jabllanoviq dhe në mbrojte të Trepçës kanë vazhduar edhe sot.

Lajme

23/01/2015 14:29

Mijëra qytetar të Gjilanit po protestojnë sot, ku po kërkojnë shkarkimin e ministrit për Kthim e Komunitete Aleksandar Jabllanoviq i cili ditë më parë nënat e viktimave të Gjakovës që e pësuan nga terroristët serbë, i quajti egërsira.

Protestuesit po ashtu kërkuan që çështja e pronësisë së Trepçës të rregullohet me ligj dhe ajo të shndërrohet në pronë të Republikës së Kosovës.