Edhe Egnatia me fat, do të përballet me skuadrën islandeze, Breidablik
Ditën e sotme, duke nisur nga ora 14:00 është hedhur shorti i raundit të parë kualifikues të Champions League, në Nyon të Zvicrës. Në këtë short, Egnatia ka mësuar rivalin e fazës së parë. Kampionët e Superiores do të përballen me ekipin e Breidablik. Këta të fundit janë një skuadër islandeze, të cilët militojnë në…

Sport
Ditën e sotme, duke nisur nga ora 14:00 është hedhur shorti i raundit të parë kualifikues të Champions League, në Nyon të Zvicrës.
Në këtë short, Egnatia ka mësuar rivalin e fazës së parë.
Kampionët e Superiores do të përballen me ekipin e Breidablik. Këta të fundit janë një skuadër islandeze, të cilët militojnë në elitën e futbollit vendas, duke qenë gjithnjë pretendentë për titull.
Breidablik është shpallur 3 herë kampionë e Islandës, teksa ka fituar edhe 1 herë Kupën. Gjithashtu, ky ekip ka fituar 3 herë League Cup Ëinner dhe 2 herë Superkupën.