Edhe dy raste pozitive te Interi, shkon lista në katër lojtarë të infektuar

Lojtarët e Interit e kanë të ndaluar të udhëtojnë për ndeshjet me kombëtare pasi klubi ka njoftuar se edhe Stefan de Vrij dhe Matias Vecino janë infektuar me COVID-19.

Sport

18/03/2021 13:04

Pas lajmeve se Danilo D’Ambrosio dhe Sami Handanovic e kanë marrë virusin, tani listës iu është shtuar edhe de Vrij dhe Vecino, përcjell lajmi.net.

Autoritetet lokale të Shëndetësisë në Milano kanë marrëvendim se Interi nuk do të stërvitet për katër ditë dhe lojtarët e klubit nuk mund të udhëtojnë për ndeshjet me kombëtare.

“FC Internazional Milano ka njoftuar se Stefan de Vrij dhe Matias Vecino janë testuar pozitivë me COVID-19, pas testeve që janë bërë dje”, ka shkruar klubi.

Ata gjithashtu njoftuan se dyshja është karantinuar në shtëpi dhe po rikuperohet atje.

Kësisoj, është anuluar edhe ndeshja e Interit, e paraparë të luhej me Sassuolon më 20 mars./Lajmi.net/