Edhe disa ditë që pensionistët pa 15 vjet stazh të regjistrohen në formular për pension të pjesshëm kontributiv

Ministri i Financave Hekuran Murati para disa ditësh ka njoftuar se të gjithë pensionistët të cilët për shkak të largimit të dhunshëm nga puna në vitet 90-ta dhe që nuk kanë arritur t’i plotësojnë 15 vjet stazh, ata do të kenë mundësinë që të kalojnë në kategorinë e pensionit parcial kontributiv, nëse i plotësojnë kriteret…

Lajme

20/08/2023 12:35

Ministri i Financave Hekuran Murati para disa ditësh ka njoftuar se të gjithë pensionistët të cilët për shkak të largimit të dhunshëm nga puna në vitet 90-ta dhe që nuk kanë arritur t’i plotësojnë 15 vjet stazh, ata do të kenë mundësinë që të kalojnë në kategorinë e pensionit parcial kontributiv, nëse i plotësojnë kriteret ligjore sipas ndryshimeve ligjore të miratuara nga Kuvendi.

Sipas Muratit pensionistët duhet që brenda këtij muaji të regjistrohen në një formular online, e pastaj ata do të ftohen më radhë nga zyrat e pensionistëve për paraqitje të aplikacionit për kalim në skemën parciale kontributive.

“Para se të fillojë zbatimi i skemës së re, ftohen të gjithë pensionistët të regjistrohen në formularin më poshtë deri në fund të muajit gusht, ashtu që zyrat e pensioneve pastaj t’i ftojnë sipas radhës për paraqitjen e aplikacionit për kalim në skemën parciale kontributive në mënyrë që të evitohen pritjet e gjata para sporteleve”, ka njoftuar Murati para disa ditësh.

Kliko këtu për të plotësuar formularin