Edhe Bill Clinton përkujton bombardimet e NATO-s në Kosovë

20 vjet më parë, me ndihmën e ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton u arrit marrëveshja për fillimin e bombardimeve mbi caqet serbe në Kosovë.

Lajme

24/03/2019 23:47

Përveq liderëve shtetërorë, së fundmi për këtë ka folur  edhe Qendra Presidenciale Clinton.

Përmes një postimi në Facebook, theksohet se ky bombardim i dha fund një herë e mirë gjenocidit serb në Kosovë, raporton lajmi.net.

Në fotografinë e postuar në këtë faqe shihet ish-Presidenti Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e shtetit Madeleine Albright.

Ky është postimi i plotë:

Sot është 20 vjetori i Operacionit të Forcave Aleate, fushata ajrore e NATO’s kundër ushtrisë Serbe. Presidenti Bill Clinton, e udhëhoqi koalicionin e NATO’s, që e ndaloi shtypjen ndaj njerëzve të pafajshëm dhe e ndaloi konfliktin, duke kthyer stabilitetin dhe paqen e qëndrueshme në Evropën Jug-Lindore. Gjenerali Ëesley Clark komandoi Operacionin e Forcave Aleate në luftën e Kosovës gjatë kohës sa ishte Komandant Suprem i Aleatëve në Evropë nga viti 1997-2000

Amerika ka përgjegjësi që të qëndrojë me aleatët tanë kur ata kanë nevojë të ruajnë jetët e pafajshme dhe ta kthejnë paqen, lirinë dhe stabilitetin në Evropë. Kjo është ajo që po e bëjmë në Kosovë” – Presidenti Bill Klinton, 24 Mars 1999”, kishte thënë Clinton. /Lajmi.net/