Edhe “Adem Jashari” në Lyon për t’i dhënë zemër Shqipërisë (Video)

Në një ‘McDonalds’ në Lion, tifozët shqiptarë kanë hapur një pankartë me fotografinë e heroit kombëtar Adem Jasharit.

Sport

19/06/2016 18:00

Mijëra tifozë shqiptarë janë mbledhur në qytetin e Lionit, qytet ky që ka marrë gjallërinë kuqezi.

Në lokale dhe rrugët e këtij qyteti, tani dëgjohet vetëm kënga shqipe.

Në një ‘McDonalds’ në Lion, tifozët shqiptarë kanë hapur një pankartë me fotografinë e heroit kombëtar Adem Jasharit.

Shumë tifozë kuqezi janë përkujdesur që me vete në Francë të “marrin” edhe figurat e njohura kombëtare.