Grabitje në rreth-rrotullim në Prishtinë – Hajnat e godasin me veturë nga mbrapa, i vendosin sprej e më pas marrin çantën ku kishte para
Një grabitje ka ndodhur në rreth-rrotullimin e Qendrës tregtare Prishtina Mall në Prishtinë. Një person ka raportuar se derisa po drejtonte automjetin e firmës, një veturë e kishte goditur nga mbrapa. Pas goditjes, dy persona kanë dal nga vetura dhe kanë përdorur sprej ndaj tij dhe kanë marrë çantën ku kishte para të gatshme dhe…
Lajme
Një grabitje ka ndodhur në rreth-rrotullimin e Qendrës tregtare Prishtina Mall në Prishtinë.
Një person ka raportuar se derisa po drejtonte automjetin e firmës, një veturë e kishte goditur nga mbrapa.
Pas goditjes, dy persona kanë dal nga vetura dhe kanë përdorur sprej ndaj tij dhe kanë marrë çantën ku kishte para të gatshme dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
Rasti po hetohet.
“Rreth rrotullimi i Qendrës Tregtare Prishtina Mall, 22.04.2026, 16:55. Ankuesi mashkull kosovar punëtor në një firmë ka raportuar se deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e firmës e kishte goditur nga mbrapa një veturë. Pas goditjes kishin dal nga vetura dy persona të dyshuar të cilët kishin përdor sprej ndaj tij dhe kishin arrit që të marrin qantën në të cilën ndodheshin para të gatshme në vlerë të konsiderueshme dhe kishin ikur në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/