Edhe 22 ditë për presidentin, Hoxha: Do shpenzohen kot, s’po shihen shenja të kompromisit
Analisti Ylli Hoxha ka vlerësuar se situata për zgjedhjen e presidentit të Kosovës po shkon drejt një humbjeje të panevojshme kohe, duke paralajmëruar se ditët e mbetura deri në afatin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese mund të harxhohen kot. Në Debat Plus, Hoxha tha se pavarësisht takimeve ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes…
Lajme
Analisti Ylli Hoxha ka vlerësuar se situata për zgjedhjen e presidentit të Kosovës po shkon drejt një humbjeje të panevojshme kohe, duke paralajmëruar se ditët e mbetura deri në afatin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese mund të harxhohen kot.
Në Debat Plus, Hoxha tha se pavarësisht takimeve ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nuk shihen shenja të një kompromisi të qartë për pozicionin e presidentit.
“I kemi edhe 22 ditë që besoj se do të shpenzohen kot. Nuk po shihen shenjat e një kompromisi. Do t’i harxhojmë bash 34 ditë që i ka Gjykata Kushtetuese. Për të ardhur në procesin e ri zgjedhor. Dhe pyetja është çka prodhon procesi i ri zgjedhor. Ka me na sjell ose në situatën që jemi sot ose ne situatën që kemi qenë në vitin e kaluar. Pra, ku qeveria krijohet nga VV-ja, por nuk bëhet presidenti. Ose kthemi një hap tjetër që kanë zgjedhjet e shkurti, ku kërkohet varësia edhe për qeveri edhe për institucione”, ka thënë Hoxha.