Eberechi Eze mbetet në stol për tri ndeshje radhazi te Arsenali
Eberechi Eze ka mbetur në stol për tri ndeshje radhazi të Arsenalit në Premier League, pa regjistruar asnjë minutë loje. Mesfushori ofensiv nuk u aktivizua fare në përballjet ndaj Evertonit, Brightonit dhe Aston Villës, duke ngritur pikëpyetje rreth rolit të tij aktual në skuadër, transmeton lajmi.net. Kjo situatë vjen pas një periudhe ku Eze ishte…
Sport
Eberechi Eze ka mbetur në stol për tri ndeshje radhazi të Arsenalit në Premier League, pa regjistruar asnjë minutë loje.
Mesfushori ofensiv nuk u aktivizua fare në përballjet ndaj Evertonit, Brightonit dhe Aston Villës, duke ngritur pikëpyetje rreth rolit të tij aktual në skuadër, transmeton lajmi.net.
Kjo situatë vjen pas një periudhe ku Eze ishte pjesë e rregullt e formacionit startues të Arsenalit në këtë sezon.
Para këtyre tri ndeshjeve radhazi, ai kishte nisur shumë takime nga minuta e parë, duke qenë një nga opsionet kryesore në repartin ofensiv të londinezëve./lajmi.net/