E zbulon L’Equipe, Mbappe ishte shumë pranë kalimit te RB Leipzig në vitin 2015

Mediumi francez "L'Equipe" raporton se sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe ishte shumë pranë të transferohej te RB Leipzig si lojtar i ri në vitin 2015, nga akademia e Monacos.

Sport

03/11/2021 15:44

Ralf Rangnick si drejtor sportiv i Leipzigut udhëtoi në Paris që të takohet me familjen e Mbappe, në përpjekje për të bindur francezin që ishte i përshtatshëm në stilin e lojës, transmeton lajmi.net.

Gjermani shpjegoi se babai i Mbapes i tha se nëse Rangnick bëhet trajner, do e lejojë djalin e tij t’i bashkohet Leipzigut me sy mbyllur.

Ragnick mori drejtimin e klubit gjashtë muaj më vonë, por Mbappe atë kohë nënshkroi kontratë profesionale me Monacon, ndërkohë Gerard Houllier që atëherë ishte këshilltar te Red Bull provoi të bindte sulmuesin.

Për vetë lojtarin, megjithatë, perspektiva për t’u bashkuar me Leipzig nuk ishte kurrë një prioritet, sepse kërkohej edhe nga Liverpool, Manchester United, PSG, Manchester City dhe Chelsea gjithashtu në tavolinë në atë kohë./Lajmi.net/