E vërteton studimi: Edhe peshqve ‘iu thyhet zemra’

Është vetëm pak centimetra i gjatë, por zemrën e ka të madhe – kështu të paktën po pohojnë shkencëtarët. për një peshk tropikal.

Fun

12/06/2019 19:28

Sipas tyre, kjo krijesëpërjeton ‘thyerje zemre’ kur ndahet nga gjysma e tij.

Dhe kjo është vërtetuar nga hulumtuesit, bazuar në një testim të sjelljes për të matur pesimizmin tek peshku.

Peshku zebër, emri shkencor i të cilit është “amatitlania siquia”, është një krijesë që krijon lidhje stabilizuese me kalimin e kohës. Dy partnerët ndërtojnë folenë e tyre së bashku dhe koordinojnë gjithçka.

Falë këtij testi, të bërë për të parën herë tek një peshk, shkencëtarët ia dolën të tregonin se kur femra ndahej nga partneri i saj, ajo bëhej pesimiste.

E ky është demonstrimi i parë i një lidhjeje emocionale me partnerin në një specie të ndryshme nga ajo njerëzore, thonë studiuesit. /Lajmi.net/