E vërteton eksperimenti: ‘Dark Mode’ mund t’ia rrisë jetën baterisë për 30%

Aktivizimi i modalitetit të errët në Apple zbuloi se rritë jetëgjatësinë e baterisë së iPhone, sipas një provë të re.

Auto & Tek

22/10/2019 14:53

Në një eksperiment të ndarë në YouTube, u bë një krahasim mes dy iPhoneve të ngarkuar plotësisht me sistem operativ iOS 13 – një në ‘Dark Mode’ dhe tjetrin në modalitetin e dritës – deri në periudhën e harxhimit total të baterisë.

Nga ky eksperiment është zbuluar se kur telefonit të aktivizuar në modalitetin e dritës iu harxhua bateria, ai me ‘Dark Mode’ kishte ende 30 për qind të baterisë.

Eksperimenti u krye nga kanali në Youtube PhoneBuff, i cili përdori telefona iPhone XS Max për krahasim.

Ndiqeni testimin në videon e mëposhtme. /Lajmi.net/

YouTube player