E tradhton me mikun e tij më të ngushtë, shikojeni hakmarrjen! (Foto)

Për këtë gjest ka mundur edhe të dënohet rëndë, megjithatë ka pasur njerëz që e kanë lavdëruar dhe e kanë konsideruar trim për faktin që kishte vendosur të bëjë diçka të tillë.

Fun

30/06/2015 23:30

Një djalosh 29-vjeç nga Darvini, kishte fluturuar me kamion mbi një veturë kur e kuptoi se ish-dashura e tij kishte pasur marrëdhënie seksuale me pronarin e asaj veture. Sipas DailyMail, ai ishte lënduar aq shumë, sa që kishte dashur t’ia kthej duke shkrepur disa fotografi të cilat i ka postuar në Facebook, dhe ku shihet se si me kamion kishte fluturuar mbi veturën e personit me të cilin e kishte tradhtuar.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia e kishte arrestuar pasi kishte shkatërruar tërësisht veturën e huaj, por “triumfi” i tij është shënuar në disa fotografi ku ai pozon me duar lart si shenjë fitoreje ndaj ish-të dashurës, transmeton lajmi.net.

Por e gjithë kjo ngjarje ishte krijuar kur djaloshi kuptoi se ish-e dashura e tij, me të cilën ka pasur tre fëmijë, ishte pasur një afere me mikun e tij më të ngushtë.

Tradhtia 2