E tmerrshme! Bie skena, humb jetën Dj Kaleb

Një DJ humbi jetën pasi një pjesë e skenës ku po performonte në një festival muzikor në Brazil, u rrëzua.

ShowBiz

18/12/2017 12:14

Tre persona të tjerë u plagosën në Atmosphere Festival në Esteio, në qyteitn jugor të Porto Alegre, shkruan Top Channel.

Pamjet shokuese kanë kapur momentin tragjik, kur struktura metalike ra mbi skenë gjatë një stuhie.

Dj Kaleb Freitas, i cili ishte duke performuar në atë kohë u dërgua në spital me plagosje të rënda në kokë, por nuk mundi të mbijetojë.

Një hetim nisi mbi tragjedinë, dhe organizimin pavarësisht paralajmërimeve për kushtet e motit, stuhi dhe erëra të forta.

YouTube player