E ther me thikë, viktima arrin të qëndroj në këmbë – madje ta nokautoj sulmuesin rus

Ky është momenti rrëqethës kur një burrë theret me thikë në bark, por mrekullisht arrin të qëndroj në këmbë dhe madje të nokauton sulmuesin e tij në Rusi.

Fun

12/07/2019 20:42

Burri shihet në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë në një parking në jugperëndim të qytetit rus Orenburg, ku një person i afrohet dhe mban pas shpinës thikën, transmeton Telegrafi.

Dhe në një moment ai e nxjerr thikën dhe ia ngul në bark. E sikur kjo të mos mjaftonte ai i vërsulet sërish, por çuditërisht viktima arrin të qëndrojë në këmbë dhe madje ta nokautojë.

Por, ishin kalimtarët e rastit që ndërhynë për ta larguar viktimën nga sulmuesi, që qëndronte i shtrirë në tokë pa ndjenja.

Videoja është filmuar më 29 korrik dhe është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale. Në anën tjetër, ministria e Punëve të Brendshme ruse ka njoftuar se nuk kanë informacione nëse ky rast është raportuar në polici.