E tallën për anglishten e ‘dobët’, reagon Jonida Maliqi

Jonida Maliqi ka reaguar pasi u kritikuar se flet 'dobët' anglishten.

ShowBiz

15/05/2019 22:10

Këngëtarja Jonida Maliqi para paraqitjes në skenën e “Eurovisionit” ka dhënë disa intervista për mediet e huaja, shkruan lajmi.net.

Në një prej tyre, ajo mori vëmendjen pasi nuk ka gjetur fjalë të përshtatshme për të thënë “Fasadë”.

Pas kësaj, ajo është kritikuar vazhdimisht në rrjete sociale, duke ia përmendur këtë  fjalë dhe nuk ka munguar reagimi i Jonidës e cila nëpërmjet një videoje në Instastory ka lënë të kuptohet se ajo mendon se nuk është e rëndësishme ta flasësh anglishte si shqipen, me rëndësi të kuptohesh.

Kujtojmë se këngëtarja do ta përfaqësojë Shqipërinë nesër (e entje) në natën e dytë gjysmëfinale të “Eurovisionit”./Lajmi.net/