“E shoh këtë si detyrë timen” – Kurti edhe në ShBA sulmon Kushtetuesen, vendimet e saj i quan hipokrite
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pasur kualifikime të rënda për punën e Gjykatës Kushtetuese, duke akuzuar gjyqtarët për pengim të masave sociale dhe hipokrizi në vendime. Kurti, ishte folës në diskutimin e organizuar nga Instituti Zolberg mbi Migrimin dhe Mobilitetin në kuadër të universitetit The New School në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me…

Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pasur kualifikime të rënda për punën e Gjykatës Kushtetuese, duke akuzuar gjyqtarët për pengim të masave sociale dhe hipokrizi në vendime.
Në fjalimin e tij m, Kurti nuk kurseu fjalët kundër vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Ai ishte i ashpër vendimin e Gjykatës për të rrëzimin e ligjit për “çmimet tavan” e produkteve bazike si buka, mielli, vaji dhe produktet e higjienës.
Sipas tij, Gjykata e anuloi këtë masë “nën pretekstin e shkeljes së parimeve të tregut të lirë”, duke shkaktuar dëm të madh për familjet më të pambrojtura.
Kurti u lëshua në kualifikime “hipokrizie” të Gjykatës Kushtetuese, duke e krahasuar me çështjen e pagave se gjykata pak muaj më parë kishte vendosur që pagat e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të lartë publikë nuk duhej të përcaktoheshin nga tregu, por të konsideroheshin si të drejta.
“Gjykata, e cila insiston kaq shumë për tregun e lirë kur bëhet fjalë për familjet e varfra, nuk e ndjen të njëjtën gjë për pagat e tyre të larta,” u shpreh Kurti.
“Duke ndjekur një qasje të ngjashme, ne miratuam edhe dy ligje të tjera: një për rregullimin e marzheve të fitimit për produktet farmaceutike, dhe një tjetër për të njëjtën gjë, por për mallrat bazë si buka, mielli, vaji për gatim, produktet e higjienës, e kështu me radhë. Ndërsa ligji i parë, ai për produktet farmaceutike, ka hyrë në fuqi dhe po zbatohet, ligji për mallrat bazë fatkeqësisht u bllokua nga Gjykata Kushtetuese (që është ekuivalenti i Gjykatës Supreme këtu), pasi partitë opozitare e kontestuan atë. Gjykata e rrëzoi ligjin si antikushtetues, nën pretendimin se ai binte ndesh me parimet e tregut të lirë. Kjo ishte e njëjta Gjykatë që, vetëm disa muaj përpara këtij vendimi, kishte konkluduar në një rast tjetër se pagat e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë publikë nuk duheshin përcaktuar nga tregu, por duheshin konsideruar si një “e drejtë e fituar”. Ky vendim erdhi pasi ne propozuam t’i ulnim pagat e tyre për të zvogëluar pabarazinë mes pagës më të lartë dhe më të ulët në sektorin publik. Pra, e njëjta Gjykatë që u tregua kaq e zellshme për të mbrojtur tregun e lirë kur ishte fjala për ndihmë ndaj familjeve me të ardhura të ulëta, nuk u shqetësua aspak për tregun e lirë kur ishte fjala për pagat e veta të larta.”
“Unë nuk jam shmangur kurrë nga kritikat ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, kur i kam konsideruar të gabuara, apo edhe hipokrite, si në këtë rast. E shoh këtë si detyrë timen, jo vetëm si zyrtar publik, por si një aktivist politik gjithë jetën, i rritur në traditën e kritikës së hapur dhe demokratike. Mund të them pa asnjë hezitim se asnjë vendim gjyqësor në katër vitet e fundit nuk ka qenë më i dhimbshëm për mua sesa ai që ndaloi vendosjen e kufijve të fitimit për mallrat bazë, sepse ka shkaktuar aq shumë dëme për qytetarët dhe familjet më të pambrojtura në Kosovë.”, tha ai./lajmi.net/