E rrezikshme ndërhyrja e Haradinajt në arsim, thotë PSD

Nga PSD thonë se për këtë kanë reaguar krerët më të lartë institucionalë të vendit, përfshirë edhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Lajme

17/07/2019 13:11

Një vendim i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), ua ka tërhequr akreditimin tre universiteteve; Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Universitetit “Ukshin Hoti” dhe Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Partia Socialdemokrate e konsideron vendim të duhur dhe konform Ligjit për Arsim të lartë, i cili specifikon hapat për kualifikimin e një Universiteti si i tillë.

Nga PSD thonë se për këtë kanë reaguar krerët më të lartë institucionalë të vendit, përfshirë edhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Kështu në një konferencë për media të mbajtur sot, deputeti Driton Çaushi dhe anëtarja e Kryesisë, Adea Batusha, e dënuan këtë që ata  e konsiderojnë ndërhyrje në institucionet e pavarura.

Sipas PSD-s, kjo u cilësua e rrezikshme dhe u vlerësua që krijon probleme të pazgjidhshme në arsim.