E rrëmbyen 20 vite më parë trafikantët, momenti emocionues kur bashkohet me prindërit

Kur Zhu Venbin, 29 vjeç aktualisht, ishte vetëm 8-vjeçar kur një burrë i panjohur i ishte afruar dhe i kishte ofruar monedha. Që nga ajo ditë, prindërit nuk e kishin parë më.

Fun

03/04/2019 22:28

Venbin e kishin rrëmbyer në vitin 1998 dhe e kishin shitur në një qytet përreth 800 kilometra larg vendlindjes së tij në Kinë. Si rezultat, atij i ishte ndërruar identiteti në Zhang Hao, transmeton lajmi.net.

Përmes analizave të ADN-së dhe të dhënave shtetërore për fëmijët e rrëmbyer, policia shpresuan se do të mund t’i ndalin në ndihmë familjes për gjetjen e djalit të tyre. 21 vite më vonë një gjë e tillë vetëm se u bë realitet.

Në dhjetor u konfirmua se ADN-ja e prindërve përshtatet me mostrën e marrë nga baza e të dhënave shtetërore për fëmijët e rrëmbyer. Mostra i takonte Zhang Hao që po jetonte në provincën Hubbei.

Si rezultat, javën e kaluar policia ka bashkuar prindërit me djalin e tyre të humbur.

Ndiqeni videon për ta parë momentin emocionues të bashkimit pas 20 vitesh. /Lajmi.net/

YouTube player