E rrallë: Pamje të qenit me bisht në ballë

Një këlysh i marrë nga rrugët e Misurit, SHBA, në një qendër kujdesi për kafshët, ka tërhequr vëmendjen e medieve për shkak të prezencës së bishtit në ballë.

Fun

14/11/2019 17:40

Qeni është 10 javësh, dhe është marrë nga një shoqatë që merret me qen që kanë probleme fizike. Ai tashmë është emërtuar Narvhal, transmeton lajmi.net.

Rochele Stefen, themeluese e qendrës për shpëtimin e kafshëve, tha se qeni është i këndshëm, gjithë kohën entuziast e plot energji.

Qendra e saj ka qen me pesë ose tre këmbë, qen të verbër e të shurdhër, si dhe me probleme të tjera.

Por, si Narvhal, Stefen pohon se nuk ka parë kurrë më parë. /Lajmi.net/