E rrallë: Lindin dy viça me dy koka në Indi, po i konsiderojnë perëndi

Dy viça me dy koka kanë lindur në Indi, për shkak të mutacioneve gjenetike, vetëm disa ditë larg njëri-tjetrit.

Fun

14/02/2019 14:14

Krijesat e rralla hynë në botë më 7 shkurt të këtij viti, në një fshat në Shimla të Indisë.

Incizimi i krijesës së parë paraqet karakteristikat e çuditshme të saj, të cilat më pas u publikuan në internet dhe lanë shikuesit në “shok”, transmeton lajmi.net.

Një ndryshim i madh midis dy viçave është pozicionimi i syve të tyre.

Viçi, i emëruar ‘Shimla’ ka dy sy të ndarë, ndryshe nga kafsha ‘Udaipur’, e cila është më afër një ciklope, me dy sytë shumë afër njëri tjetrit.

Ndërkohë, që të dy krijesat nga banorët e fshatit po konsiderohen si dhuratë hyjnore, ndërsa kanë filluar të besojnë në ta.

Ndiqeni videon. /Lajmi.net/