E rrallë: Kapet në kamera kanguri duke u freskuar në pishinë

Një kangur është kapur nga kamerat duke u freskuar në pishinën e një shtëpie në Australi.

Fun

23/12/2019 22:00

Sharon Grady, nga Merriwa, ka filmuar kangurin duke qëndruar në pishinë të shtunën, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Siç bënë të ditur mediumi, rajoni është përfshirë nga një zjarr masiv përgjatë këtij muaji.

“Nëse po qëndroni në zonën në jug-perëndim të Merriwa dhe nuk jeni përgatitur, largohuni tani drejt Merriwa,” kishte cicëruar në llogarinë zyrtare në Twitter më 1 dhjetor Shërbimi Rural i Zjarrit në Uellsin e Ri Jugor të Australisë.

Radioja lokale 98.1 Power FM ndau pamjet e kangurit në faqen e tyre në Facebook, duke shkruar: “Në nxehtësinë ekstreme të ditës së djeshme, ky kangur gjeti një pishinë në Merriwa për t’u relaksuar!”.

Videoja, e cila fitoi mbi 3,000 reagime, tregon kangurin në ujë të cekët, duke u freskuar në pishinë, ndërsa përplas veshët.

Kopshti zoologjik Walkabout, me bazë më larg se 60 km në veri të Sidneit, është përmbytur me qindra kafshë të lënduar, përfshirë edhe kangurët. /Lajmi.net/