E rrallë: Gruaja ngel shtatzënë ndërkohë që ishte shtatzënë
Një grua në Britani ka mbetur shtatzënë ndërsa ishte në pritje të një fëmije.
Fun
Ajo vetë u shtang kur zbuloi se kishte dy fëmijë, teksa dy ekzaminimet e mëparshme nuk treguan asnjë shenjë të një fetusi të dytë. “Unë as nuk e dija që ishte e mundur të mbetesha përsëri shtatzënë”, u shpreh nëna e re.
Binjakët u sollën më herët në jetë, përmes një ndërhyrjeje cezariane, për shkak të një problemi që Rosalie pati me kordonin umbilikal. Kështu, teksa Noah peshonte dy kilogramë, motra e tij ishte vetëm 1.1 kilogramë. E vogla mundi ta merrte veten dhe të shkonte në shtëpi, dy muaj e gjysmë pas ardhjes në jetë.
Superfetacioni ndodh kur një shtatzëni e dytë e re ndodh gjatë një shtatzënie fillestare. Një vezë tjetër fekondohet nga spermatozoidi dhe mbillet në mitër ditë ose javë më vonë se e para. Bebet e lindura nga superfetacioni shpesh konsiderohen binjakë, pasi mund të lindin gjatë të njëjtës lindje, madje në të njëjtën ditë.