E rrahu gruan e tij, Gjykata në Mitrovicë e dënon me 2 vite burgim të akuzuarin
Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit M.K, që ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë. Sipas Gjykatës, i pandehuri është shpallur fajtor për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 3.2 të Kodi Penal i Republikës së Kosovës, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria…
Lajme
Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit M.K, që ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.
Sipas Gjykatës, i pandehuri është shpallur fajtor për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 3.2 të Kodi Penal i Republikës së Kosovës, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.
Gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 vitesh.
“Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më datë 10.11.2025, në banesën e përbashkët familjare në Mitrovicë – Veri. Pas një mosmarrëveshjeje verbale mes bashkëshortëve, i pandehuri ka kanosur të dëmtuarën dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, si dhe frikë dhe shqetësim të madh emocional. Me aktvendim të veçantë, të pandehurit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit”, ka njoftuar Gjykata në Mitrovicë. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: