E rëndë – Vdes fëmija që kishte rënë në lumin e Gadimes

Një fëmijë nga Lipjani, Zejn Zejnullahu ka humbur jetën sot. Ai është gjetur në lumin e Gadimes, ku kishte rënë dhe më pas është dërguar për në QKUK ku ka ndërruar jetë. Këtë e ka konfirmuar një mësues i tij, Driton Shabiu. “Njoftim! Pas një përpjekje të madhe qe ju afruam ne vendasit dhe mjekët…

Lajme

27/01/2026 22:29

Një fëmijë nga Lipjani, Zejn Zejnullahu ka humbur jetën sot.

Ai është gjetur në lumin e Gadimes, ku kishte rënë dhe më pas është dërguar për në QKUK ku ka ndërruar jetë.

Këtë e ka konfirmuar një mësues i tij, Driton Shabiu.

“Njoftim!
Pas një përpjekje të madhe qe ju afruam ne vendasit dhe mjekët nxënsi jonë Zejna nuk arriti të shpëtoj,lusim Zotin e madhe të mos ket ksi raste,ngushëllime familjes”, ka shkruar Shabiu.
Zejn Zejnujllahu, fillimisht u raportua i zhdukur pasi nuk ishte kthyer në shtëpi nga shkolla.
Policia ende nuk ka dhënë detaje për rastin. /Lajmi.net/