E rëndë- Pesë persona abuzojnë seksualisht prej gjashtë muajsh me 15-vjeçaren, arrestohen katër prej tyre në Kukës
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Policinë e Kukësit, për abuzim me një të mitur. Katër persona janë vënë në pranga, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare. Një 17-vjeçar, mbetet në kërkim nga policia, po ashtu si i përfshirë në këtë vepër penale. Të rinjtë e arrestuar janë të moshave…

Lajme
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Policinë e Kukësit, për abuzim me një të mitur.
Katër persona janë vënë në pranga, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.
Një 17-vjeçar, mbetet në kërkim nga policia, po ashtu si i përfshirë në këtë vepër penale. Të rinjtë e arrestuar janë të moshave 20, 22, 23 dhe 28 vjeç.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës vunë në pranga shtetasit M. Sh., 20 vjeç, E. Sh., 22 vjeç, Sh. P., 28 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15- vjeçare. Punohet për kapjen e 17-vjeçarit”, njofton policia, raporton TCh.v.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lusen dhe dyshohet se pesë personat e kanë kryer aktin prej gjashtë muajsh.