E rëndë: Një i vdekur nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Vragoli, një person dyshohet se është goditur nga një motor. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha. Hoxha ka thënë lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe mjekësia ligjore, teksa ka apeluar për respektim…

Lajme

03/11/2025 18:44

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Vragoli, një person dyshohet se është goditur nga një motor.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Hoxha ka thënë lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe mjekësia ligjore, teksa ka apeluar për respektim të rregullave gjatë ndryshimeve atmosferike.

“Rreth ores 17:35  në rrugën nacionale Peje-Prishtine, ne Vragoli eshte shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Sipas informatave fillestare dyshohet se nje këmbesor eshte goditur nga nje motor. Ne vendin e  ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e nje personi. Ështe njoftuar prokurori dhe mjekesia ligjore perderisa hetimet jane duke u kryer nga Policia per te sqaruar te gjitha rrethanat qe kane quar deri te ky aksident tragjik. Policia apelon per kujdes ne trafik, respektim te rregullave dhe pershtatje te shpejtesise ne rrugë, posaqerisht kur ka ndryshime atmosferike-reshje dhe dukshmeria eshte me e kufizuar”, ka thënë Hoxha. /Lajmi.net/